Një përmbledhje e shkurtër e gjithë ngjarjes, të futjes së një kamioni në një treg të Krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë që la të vdekur nëntë persona dhe lëndoi rreth 60 të tjerë.
Faktet që dihen deri më tani:
1. Nëntë persona janë vrarë dhe dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion u përplas në një treg të Krishtlindjeve në Breitscheidplatz të Berlinit, sipas policisë gjermane.
2. Policia arrestoi një të dyshuar që u gjend aty pranë, edhe pse është e paqartë nëse ai ka qenë shoferi. Pasagjeri i kamionit, i cili është përshkruar si “bashkë-shoferi”, ka vdekur në vendin e ngjarjes.
3. përgjegjësinë për ngjarjen e ka marrë Shteti Islamik në Siri dhe Irak (ISIS), sipas asaj që raporton Washington Times.
4. Departamenti Amerikan i Shtetit kishte lëshuar një paralajmërim rreth udhëtimeve në nëntor, duke vënë në dukje se ata kishin “informacione të besueshme” të sulmeve terroriste në kohën e Krishtlindjeve, duke përfshirë këtu edhe tregjet e Krishtlindjeve.
5. Policia u ka bërë thirrje vendasve që të qëndrojnë larg nga vendi i ngjarjes dhe të shmangin postimet e videove të incidentit në internet.