Sulmi në Berlin - Policia e pasigurt nëse ka arrestuar drejtuesin e kamionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi në Berlin – Policia e pasigurt nëse ka arrestuar drejtuesin e kamionit

    Insajderi
    20 December 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane ka thënë se janë të pasigurt nëse njeriu që e kanë dërguar në mbajtje është autor i sulmit të mbrëmshëm në Berlin, që për pasojë la 12 të vdekur e 48 të tjerë të plagosur.

    “Në fakt është e paqartë nëse ai ka qenë drejtuesi i kamionit,” ka thënë drejtori i policisë gjermane, Klaus Kandt të martën.

    Njeriu që është dërguar në ndalim, e që ka mohuar përfshirjen e tij në sulm, ka ardhur në Gjermani nga Pakistani në fund të vitit të kaluar, njofton BBC.

    Ai është arrestuar në një park afër dy kilometra pasi sic u raportua, ka ikur nga tregut të Krishtlindjeve në Berlinin perëndimor.

    Merkel ka kërkuar që përgjegjësit e këtij akti të dnohen aq ashpër sa e lejon ligji./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark