×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në Ibër Lepenc, Nisma: Është thirrje për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar

    Insajderi
    30 November 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    NISMA Socialdemokrate përmes një komunikate për media kanë thënë se  sulmi i mbrëmshëm ndaj infrastrukturës kritike në veri të Kosovës është një akt terrorist i rëndë dhe i papranueshëm, që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

    Në komunikatë thuhet se ndaj këtij sulmi të orkestruar duhet që Kosova të jetë e bashkërenduar me partnerët ndërkombëtarë.

    Ky është postimi i plotë:

    “Ky sulm i orkestruar është një goditje ndaj stabilitetit dhe shtetësisë së Kosovës, dhe kërkon përgjigje të menjëhershme, të vendosur dhe të bashkërenduar me partnerët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

    “NISMA Socialdemokrate dënon fuqishëm këtë akt terrorist dhe qëndron fuqishëm përkrah Policisë së Kosovës, AKI-së dhe të gjitha institucioneve të sigurisë që po angazhohen për të rikthyer rendin dhe për të sjellë autorët e këtyre veprimeve kriminale para drejtësisë.

    Kjo është një thirrje për forcimin e aleancës sonë me partnerët strategjikë. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe vendosmërisë mund të mbrojmë sovranitetin dhe stabilitetin e vendit tonë.

    Siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë të panegociueshme. Çdo akt terrorist ndaj Kosovës duhet të marrë përgjigjen që meriton!”, thuhet tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark