Sulmi në shtëpinë e Nancy Pelosit, kush ishte shënjestra, zbulohen detaje të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi në shtëpinë e Nancy Pelosit, kush ishte shënjestra, zbulohen detaje të reja

    Insajderi
    29 October 2022 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autori që hyri ditën e djeshme në shtëpinë e familjes Pelosi në San Francisko dhe plagosi bashkëshortin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kishte në fakt shenjestër Nancy Pelosi, sipas një deklaratë të zëdhënësit të saj.

    “Paul Pelosi u sulmua në shtëpinë e tij nga një person i cili e kërcënoi se do ta vriste, duke kërkuar të takohej me presidentin”, tha Drew Hamill.

    Në fakt, sipas burimeve për CBS News, sulmuesi u përpoq të lidhte Paul Pelosi derisa gruaja e tij të kthehej. Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në një spital në San Francisko ku iu nënshtrua një operacioni për një frakturë të kafkës dhe një dëmtim në dorën e djathtë.

    David Depp, 42 vjeç, i cili u arrestua nga oficerët do të akuzohet për tentativë për vrasje, sulm me armë vdekjeprurëse, abuzim me të moshuarit dhe vjedhje, sipas shefit të policisë së San Franciskos, William Scott.

    Shefi i policisë së San Franciskos tha se hajduti hyri në shtëpinë e Pelosit nga një derë e pasme. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një derë xhami të thyer. Sapo autori hyri në shtëpi, Paul Pelosi tha se duhej të përdorte banjën, kështu që ai arriti të telefononte fshehurazi policinë duke lënë telefonin e hapur dhe duke lejuar kështu oficerin e policisë në detyrë të dëgjonte bisedat dhe të dërgonin forcat në vendngjarje.

    Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila është e dyta në radhë për presidencën amerikane, ishte në Uashington sulmuesi hyri në shtëpinë e saj.

    Autoritetet amerikane janë ende duke hetuar motivin e sulmuesit, mes frikës për një sulm të motivuar politikisht përpara zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit në SHBA. Presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmin  ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

    “Çdo qytetar i ndërgjegjshëm duhet të dënojë qartë dhe pa mëdyshje dhunën në politikën tonë, pavarësisht nga përkatësia politike”, tha Biden në një fjalim në Filadelfia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark