Insajderi
Lajme

Sulmohet zyra e QIKA’s pas vendosjes së flamurit LGBT, reagon AGK

Insajderi
12 June 2024 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohet zyra e QIKA’s pas vendosjes së flamurit LGBT, reagon AGK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka deklaruar se ka pranuar me shqetësim informatën se është vandalizuar logo e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA.

“Në njoftim, bëhet e ditur se vandalizimi i logos së organizatës ka ndodhur pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, dhe vendosjes së flamurit të komunitetit LGBTIQ+, në ballkonin e QIKA-s.

Për AGK-në, ky akt është i papranueshëm, i shëmtuar dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e medias”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK ka theksuar se vandalizimi i logos së QIKAs, kontribuon në gjuhën e urrejtjes dhe sulmeve verbale ndaj personave të komunitetit LGBTIQ+.

“Prandaj i bëjmë thirrje Policisë që të hetojë rastin me urgjencë. Për më tepër, që nuk është hera e parë që kjo organizatë është cak i sulmeve të ngjashme”, thuhet tutje në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark