Ambasada ruse në kryeqytetin sirian, Damask, ka qenë cak i dy sulmeve me granatë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Përmes një deklarata për media, qeveria ruse e quajti sulmin një provokim që synon shmangien e marrëveshjes së paqes në vend, raporton The Independent.
Specialistët e hetuesisë kanë qenë duke punuar në zonën e goditur.
Ditë më parë, ambasadori rus në Turqi ishte vrarë gjatë një fjalimi të tij në një ekpozitë arti. Dorasi, që ma pastaj u vra nga forcat e sigurisë, akuzoi ambasadorin se Rusia ka kryer krime të rënda gjatë intervenimit në Siri/Insajderi.com