×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmohet me gurë kryetari i Stambollit

    Insajderi
    08 May 2023 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autobusi i kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua me gurë gjatë një tubimi në lindje të vendit, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

    Imamollu kishte dalur për ta mbështetur kanditatin për president të parties republikane ku bën pjesë Kemal Kilicdaroglu.

    Imamoglu ishte duke e mbajtur fjalimin nga autobusi, por u detyrua të hynte brenda për t’u mbrojtur e më pas, u largua. Policia ndërhyri për të shpërndarë një grup njerëzish që vazhduan të vraponin pas mjetit duke hedhur gurë.

    Sipas shtypit turk, të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta.

    Imamoglu, e cilësoi incidentin një provokim dhe kërkoi shpjegim nga zyrtarët lokalë. Ky incident u interpretua si shenjë e tensioneve të mëdha që po rrethojnë zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të së dielës së ardhshme.

    Nëse Kilicdaroglu fiton, kryebashkiakut mjaft popullor të Stambollit i është premtuar pozicioni i zëvendëspresidentit.

    Rexhep Tajip Erdogan sakaq mbajti një tubim gjigant në Stamboll përpara votimeve të 14 majit. Pamjet filmike treguan një grumbullim të jashtëzakonshëm njerëzish në mbështetje të presidentit turk që kërkon rizgjidhjen në krye të shtetit pothuajse një dekadë pas marrjes së postit. Sondazhet e fundit tregojnë se gara mes tij dhe kreut të opozitës së bashkuar ka për të qenë mjaft e fortë, dhe deri më tani ata rezultojnë kokë më kokë në anketime.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark