Sulmohet objekti qeveritar në Kirkut të Irakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmohet objekti qeveritar në Kirkut të Irakut

    Insajderi
    21 October 2016 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Militantë të armatosur kanë sulmuar objektivat qeveritare në qytetin Kirkuk të Irakut.

    Zyrtarë të sigurisë thanë se sulmuesit kanë pasur të veshur jelekë me eksplozivë dhe kanë sulmuar selinë e policisë, pika të kontrollit dhe patrulla të policisë.

    Dëshmitarët kanë thënë se një varg shpërthimesh kanë goditur qytetin dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë.

    Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se qëndron prapa këtij sulmi, i cili vjen në kohën kur forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-të, kanë nisur një ofensivë për të çliruar qytetin e Mosulit.

    Guvernatori i Kirkukut, Nijamdin Karik është cituar të ketë thënë se militantët nuk kanë marrë nën kontroll asnjë ndërtesë qeveritare.

    Nuk ka pasur, menjëherë, raportime për viktima nga ky sulm.

    Ndërkaq në Dibis, që është në provincë e Kirkut, sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar një central elektrik të ndërtuar nga një kompani iraniane, duke lënë të vdekur 16 persona, përfshirë irakianë dhe iranianë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark