
Paraditen e së mërkurës në një sallë fituesi në rrugën “Ekrem Rexha” në Prishtinë, është raportuar për vjedhjen e dy kuletave me para. Në njërën prej saj kishin qenë 2090 euro ndërsa në tjetrën 390 euro para të gatshme.
Policia njofton se gjatë intervistimit të të dyshuarit janë gjetur të fshehura në rrobat e tij këto para, porse gjatë intervistimit ai ka sulmuar zyrtarin policor.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com