Roja i pyllit në fshatin Bajgorë të Mitrovicës ka raportuar në polici se derisa ishte në detyrë, dy persona të dyshuar e kanë sulmuar.
“Ata kanë qenë me traktor dhe rimorkio të ngarkuar me drunj ku e kanë sulmuar fizikisht, pasi që viktima ka dashur t’i legjitimojë”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe njërin nga të dyshuarit e kanë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Ndërsa traktori me rimorkio me dru janë konfiskuar. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com