Një person është prangosur nën dyshimet për sulm seksual ndaj një gruaje në Ferizaj.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur të martën e 20 dhjetorit, në orët e pasdites.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM SEKSUAL, Ferizaj 20.12.2022 – 15:25, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.