Policia e Kosovë njofton se në fshatin Kuqicë të Skenderajt janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që e kanë sulmuar fizikisht një zyrtar të gjeodezisë të kësaj komune.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa deri te sulmi sipas policisë kanë ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.