Insajderi
Lajme

Sulmohet zyrtari policor në auto-udhë, pasi e paralajmëroi për rrezik nga mjegulla

Insajderi
11 December 2025 - 09:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohet zyrtari policor në auto-udhë, pasi e paralajmëroi për rrezik nga mjegulla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 19:00 në auto-udhën afër Suharekës është raportuar për një incident ku një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, viktima mashkull kosovar dhe zyrtar policor ishte duke lëvizur në auto-udhë kur hasi në dy automjete të ndaluara në shiritin anësor. Ai është ndalur dhe ka ndërhyrë duke i paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të marrin masa sigurie, për shkak të mjegullës së dendur dhe rrezikut të mundshëm për aksidente.

Gjatë bisedës, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Suharekë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht janë në kërkim të të dyshuarit.

“Auto udhë, Suharekë 10.12.2025-19:00 . Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit  për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuar e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark