Insajderi
Lajme

Sulmoi dy policë në krye të detyrës në Prishtinë, i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Insajderi
02 October 2026 - 10:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmoi dy policë në krye të detyrës në Prishtinë, i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër, i cili ndodhej në një veturë dhe dyshohet se ishte i afërm i të dyshuarit.

Gjatë incidentit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë të dyshuarin që të largohej nga vendi i ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Për rastin, përveç njësive policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark