Sulmoi me shkop një shofer në komunikacion, arrestohet i dyshuari, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmoi me shkop një shofer në komunikacion, arrestohet i dyshuari, policia jep detaje

    Insajderi
    08 May 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Kijevë-Malishevë. Por, që aksidenti eskaloi në konfrontim.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    “Rreth orës 13:40, një qytetar kosovar ka raportuar se pas një fjalosjeje me një person tjetër, gjithashtu mashkull kosovar, në fshatin Kijevë – Malishevë, ky i fundit i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore i janë përgjigjur rastit. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj.

    Në pamjet e publikuara nga media lokale, shihet se njëri nga shoferët e ka sulmuar shoferin tjetër duke e goditur dritaren e pjesës ku ndodhej ai.

    “Dil, dil, t’i q**** robët”, dëgjohet duke e ftuar në përleshje, teksa mbante në dorë një shkop bejsbolli.

    Në pamje shihen edhe dy gra të cilat tentojnë ta ndalojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark