×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmoi me sopatë tre persona, arrestohet i dyshuari në Podujevë

    Insajderi
    22 May 2023 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Podujevë pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre personave.

    Viktimat janë dy femra dhe një burrë, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një sopatë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Podujevë 21.05.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 3 viktimave, dy femrave dhe një mashkulli kosovarë, me ç’rast viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore, për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një sopatë që dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark