Pak ditë më parë ka ndodhur një çift është sulmuar nga dy të rinj në afërsi të një banese te Rrethi i Flamurit në Prishtinë. Çifti ka pësuar lëndime trupore.
Sinjali raporton se dy personat e dyshuar për këtë rast janë Etnik Ajeti dhe Argjend Gashi, të dy 23-vjeçarë, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Dy të rinjtë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht çiftin, duke goditur djalin me shufër metalike, ndërsa vajzën dyshohet se e kanë kapur për fyti dhe e kanë rrahur.
Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, ndërkohë kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin para organeve të hetuesisë.
Të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulm’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.