×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    SUPERALBI MALL PO VJEN!

    Insajderi
    06 March 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kuadër të shumë aktiviteteve të realizuara përgjatë gjithë kësaj kohe, Albi Mall po sjell një super aventurë.

    Bëhuni gati për një përvojë të paharrueshme pasi superheronjtë më të preferuar të të gjithëve po vijnë. Eksperienca juaj në Albi Mall do të bëhet edhe më emocionuese me ardhjen e disa prej personazheve më të fuqishme dhe më ikonike nga bota e superheronjve.

    SuperAlbi Mall ju pret të na bashkoheni teksa mirëpresim këta heronj legjendar me të cilët do të keni mundësinë të bëni foto e të përfshiheni në disa aktivitete me tematikë të superheronjve.

    Imagjinoni të takoni persona si Spiderman, Hulk, Captain America apo Thor personalisht! Ky është shansi juaj për t’i parë ata nga afër dhe ndoshta edhe të mësoni disa sekrete të superheronjve.

    Jo vetëm që do të mund të takohen superheronjtë, por do të jenë edhe shumë aktivitete të tjera të planifikuara për këtë periudhë si lojëra të ndryshme, facepainting e shumë aktivitete të tjera argëtuese për të gjithë familjen.

    Kjo është një ngjarje që askush nuk do të dëshironte ta humbiste, andaj le të shënohet në kalendarët e gjithsecilit për t’u bashkuar në këtë kohë argëtimi me superheronj në Albi Mall.

    Më 8 Mars, super aventurë ju pret në SuperAlbi Mall!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark