Komplikimi i këtyre superinfeksioneve është komponent i heshtur i rasteve dhe vdekjeve dhe jo gjithmonë merr vëmendje. Për shembull, dekada pas pandemisë së gripit spanjoll në vitin 1918, disa studime treguan se shumë vdekje u shkaktuan nga superinfeksione bakteriale.
Ndërsa ndryshimet në testimin laboratorik një shekull më parë dhe mungesa e regjistrave të plotë, vështirësonin saktësimin e shkaqeve të vdekjes, ekspertët i atribuuan shumë vdekje pneumonisë komplekse të gripit spanjoll. Ndërsa ka pak njohuri për dëmin e brendshëm të shkaktuar nga COVID-19, ekziston shqetësim dhe njohuri në rritje për rrezikun e mundshëm të superinfeksioneve.
“Deri në 50% e vdekjeve të personave të shtruar në spital, të cilët përdorën ventilatorë janë në fakt pasojë e superinfeksioneve bakteriale”, tha Julie Gerberding, presidentja aktuale e departamentit të vaksinave Merck dhe ish-drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.
“Është një forcë vdekshmërie, së cilës duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje”, shtoi ajo.