Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ka miratuar ankesën e biznesmenit Haziz Tafa kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për rastin e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.
Supremja, në një aktgjykim të shpallur sot, ka urdhëruar AKP-në të kthejë rastin në gjendjen e mëparshme dhe ka urdhëruar AKP-në që të ekzekutojë këtë vendim brenda disa ditësh
Lajmin për SuharekaOnline e ka komfirmuar avokatja e ndërmarrjes Shpresa Berisha – Rexhepi, e cila ka bërë të ditur se vendimi ka hyrë në fuqi në momentin që i është kumtuar palëve dhe se Haziz Tafaj rikthehet në menaxhment të AgroKosovaHolding.
Më 31 janar të këtij viti, Agjencisë Kosovare të Privatizimit mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).
Ky vendim i Bordit të AKP-së u ekzekutua, përmes ndërhyrjes së autoriteteve shtetërore katër ditë më vonë, më 3 shkurt.
Në një nga episodet e InDoks, prodhim i gazetës Insajderi,u publikua një hulumtim disa mujor, ekskluzivisht në InDoks u intervistua edhe biznesmenin italian, Gianfranco Fantinel, që e e konsideronte vetën viktimë të Tafajt në procesin e privatizimit të AgroKosovës
Kështu,pas raportimit të emisionit “Mashtrimi i madh”, të InDoks i transmetuar në dhjetor të vitit që lamë pas, shteti i Kosovës vendosi që biznesmenit nga Suhareka, Haziz Tafajat të ia marrë ndërmarrjen “Agro Kosova”.
“Bordi i Drejtorëve merr vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”)”, bëhej e ditur në komunikatën e lëshuar nga AKP.