×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive | Pas raportimit të InDoks shteti ia merr ndërmarrjen “AgroKosova” biznesmenit Haziz Tafaj

    Insajderi
    31 January 2022 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas raportimit të emisionit “Mashtrimi i madh”, të InDoks i transmetuar në dhjetor të vitit që lamë pas, shteti i Kosovës ka vendosur që biznesmenit nga Suhareka, Haziz Tafajat të ia marrë ndërmarrjen “Agro Kosova”.

    InDoks për të bëmat e Tafajt realizoi një hulumtim disa mujor, ekskluzivisht mori në intervistë edhe biznesmenin italian, Gianfranco Fantinel, që e e konsideron vetën viktimë të Tafajt në procesin e privatizimit të AgroKosovës

    “Bordi i Drejtorëve merr vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”)”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga AKP.

    Fantineli, biznesmeni multimilioner i cili dështoi të investojë në Kosovë për shkak siç thotë ai mashtrimit që ju bë nga një grup, në krye me biznesmenin kosovar, Haziz Tefaj thotë se për rastin e tij ishte i njoftuar edhe kryeprokurori, Aleksandër Lumezi.

    AKP në reagimin e tyre numërojnë një sërë shkeljes ‘Si rrjedhojë e këtyre shkeljeve të njëpasnjëshme, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor si dhe në përputhje me Marrëveshjen e Zotimit, Bordi i Drejtorëve  ka aprovuar tërheqjen e aksioneve të Ndërmarrjes së Re “AgroKosova Holding sh.p.k.” Suharekë dhe kthimin e tyre në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

    Komunikata e plotë nga AKP:

    Bordi i Drejtorëve merr vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”)

    Prishtinë – Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

    NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”- është privatizuar më datën 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 Euro.

    Zotimet e kontraktuara (nga blerësi dhe Ndërmarrja e Re Agrokosova Holding) në këtë kontratë janë si në vijim:

    1. Zotimet për Investime: 8,600,000.00 Euro;

    Sipas Marrëveshjes së Zotimeve, tek pika 2, zotimet për investime kapitale, blerësi zotohet se ndërmarrja do të investoj minimum 8,600,000.00 Euro në investime kapitale brenda periudhës 2 vjeçare.

    1. Zotimet për Punësim: Sipas pikës 3 të Marrëveshjes së Zotimeve, tek zotimi për punësim, blerësi zotohet se:

    Gjatë vitit të parë:

    3.1.1. Të punësoj minimum 172 punëtorë për 6 muajt e parë;

    3.1.2. Të vazhdoj punësimin e këtij numri të punëtorëve deri në 1 vit;

    Gjatë vitit të dytë:

     3.2.1. Të punësoj minimum 345 punëtorë;

     3.2.2. Të vazhdoj punësimin e këtij numri të punëtorëve deri në fund të periudhës së zotimit.

    Si rezultat i mos përmbushjes së Marrëveshjes së Zotimeve, AKP nga viti 2011 deri në vitin 2013 i ka lëshuar Blerësit ndëshkimet financiare në vlerë prej 3,579,997.53 Euro, për të cilat ndëshkime Blerësi ka bërë ankesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS). Ende nuk ka vendim përfundimtar të DHPGJS për këtë rast gjyqësor.

    Që nga fillimi i periudhës së zotimeve e deri në shtator 2019, në Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” janë realizuar pesë auditime të jashtme nga Auditorë të pavarur. Sipas tyre:

    Blerësi dhe Ndërmarrja e Re Agrokosova kanë bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, sepse zotimin për punësime e kanë përmbushur vetëm 24.67% të zotimit të punësimit përgjatë tërë periudhës së zotimeve, pra nga viti 2007 e deri më 15 prill 2017. Punësimet e verifikuara nga auditorët e jashtëm kanë qenë 759 punëtorë (përgjatë tërë periudhës së zotimeve të shpërndarë nëpër vite) nga numri prej 3,075 punëtorëve të zotuar për punësime sipas kontratës.

    Në anën tjetër, shkelje e kontratës është edhe fakti se edhe zotimin për investime e kanë përmbushur vetëm në 85.79% të zotimit për investime përgjatë tërë periudhës së zotimeve, pra nga viti 2007 e deri më 15 prill 2017. Investimet e verifikuara nga auditorët e jashtëm kanë qenë EUR 7,378,005.82 nga vlera prej EUR 8,600,000.00 të zotuara sipas kontratës.

    Bazuar në raportet e auditorëve të jashtëm, vërtetohet qartë se Blerësi dhe Ndërmarrja e Re Agrokosova Holding sh.p.k. kanë bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, respektivisht nenit 6.2.2.a të Marrëveshjes së Zotimeve për shkak se as nuk kanë përmbushur zotimet për investime e as nuk kanë përmbushur zotimet për punësime.

    Për më tepër Blerësi ka dëmtuar dhe zbritur vlerën e ndërmarrjes me anë të përfitimit jo ligjor kur është bërë shpronësimi i disa parcelave të ndërmarrjes nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e autostradës për Vermicë. Me këtë rast mjetet e shpronësimit në vlerë prej rreth 630,000.00 Euro janë transferuar në llogarinë personale të njërit prej aksionarëve të “Gruppo Vinicolo Fantinel spa” në Bankën Teb dhe jo në llogarinë e ndërmarrjes.

    Si rrjedhojë e këtyre shkeljeve të njëpasnjëshme, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor si dhe në përputhje me Marrëveshjen e Zotimit, Bordi i Drejtorëve  ka aprovuar tërheqjen e aksioneve të Ndërmarrjes së Re “AgroKosova Holding sh.p.k.” Suharekë dhe kthimin e tyre në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve ka marr vendim që të kërkohet nga Blerësi (aksionari QMI sh.p.k. dhe Gruppo Vinicolo Fantinel s.p.a) i Ndërmarrjes së Re Agrokosova që të kthej mjetet e shpronësimit të cilat i janë paguar nga Qeveria e Kosovës për shpronësimin e disa pronave të ndërmarrjes për nevoja të autostradës.  Në të njëjtën kohë, Bordi i Drejtorëve ka marr vendim që pas tërheqjes së aksioneve të Ndërmarrjes së Re “AgroKosova Holding sh.p.k.” Suharekë, të vendos ndërmarrjen nën Administrim të Drejtpërdrejtë. Veprim ky që ka për qëllim funksionim më të mirë të ndërmarrjes, zvogëlim të shpenzimeve, rritje e të hyrave si dhe rritje të vlerës së ndërmarrjes gjatë kësaj periudhe deri në një vendim përfundimtar. 

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark