Teksa fansat dhe mediat online po aludonin se Loredana dhe Mozzik i kishin dhënë fund lidhjes, dyshja ka surprizuar sërish.
Më anë të një postimi në Instagram Loredana ndau me ndjekësit e saj një fotografi nga klipi që dyshja do të sjellë këtë të enjten, i cili do të titullohet ‘Mit mir’ që në shqip i bie ‘Me mua’.
Mesa duket heqja nga Instagrami dhe mos postimi fotografi me njëri-tjetrin kanë qenë thjesht për të fituar pak vëmendje për promovimin e këngës së re…