×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi: Shoshi më sulmoi pasi e fotografova duke shkelur ligjin

    Insajderi
    09 March 2016 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publicisti Veton Surroi ka sqaruar konfliktin që ka ndodhur sot mes tij dhe biznesmenit Rexhep Shoshi, duke thënë se është goditur nga ana e tij pasi ai ka fotografuar duke shkelur ligjin.

    “Sot pasdite, duke u kthyer në shtëpi kam fotografuar vendosjen e pengesave metalike me të cilat uzurpohet parkingu publik i godinës në të cilën banoj. Këto pengesa uzurpuese janë hequr disa herë nga ana e Komuna e Prishtinës, por personi i cili i vendos këto, Rexhë Shoshi, kishte vendosur ta bënte sërish. Pasi fotografova aktin e vendosjes së pengesave, më goditi fizikisht dhe u detyrova të vetëmbrohem”, ka sqaruar Surroi.

    “Ai vazhdoi me sharje dhe kërcënime ndaj integritetit tim personal dhe familjar. Këto nuk i mjaftuan por u përpoq që të më godasë me një çekan. Punëtorët e angazhuar nga ai për vendosjen e pengesave metalike ndërhynë dhe e penguan që të më godasë. Nga ky incident dola pa ndonjë lëndim fizik”, shton Surroi në postimin e tij në Facebook.

    Surroi thotë se lajmëroj policinë për sulmin ndaj tij në 18 e 15.

    “Pas dy orë qëndrimi në Stacionin policor më në fund arrita ta jap deponimin tim për ngjarjen. Kjo është hera e dytë që sulmohem nga Rexhë Shoshi. Për sulmin e herës së parë ai është dënuar me një aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata kompetente”, përfundon Surroi postimin e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark