×
  • Lajme
  • Insajderi

    Suspendimi i gazetarit të RTK’së, Haziri: U bë me urdhër të Kurtit, vetëm pse ishte kritik

    Insajderi
    29 July 2023 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj suspendimit që RTK i ka bërë gazetarit gjilanas Asdren Agushi.

    Haziri tha se gazetari është suspenduar nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit vetëm pse Agushi ka qenë kritik.

    Përmes një postimi në Facebook, Haziri thotë se është tentim skandaloz që t’i mbyllet goja gazetarëve dhe rrjedhimisht të ngulfatet fjala e lirë. Ish-kreu i Gjilanit ka rikujtuar se i njëjti gazetar ka qenë kritik dhe i ashpër në disa raste edhe me të.

    “Lëkundjet dhe trandjet e pushtetit me mendësi autoritare hetohen kur tentojnë t’i disiplinojnë gazetarët, me metoda të vjetra. Suspendimi nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit nga nga menaxhmenti i RTK-së (Radio Televizioni i Kurtit) për gazetarin Asdren Agushi, veç pse ky i fundit ka qenë kritik, është skandaloz dhe tentim për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe rrjedhimisht, ngulfatjen e fjalës së lirë. Agushi ka qenë kritik i të gjitha pushteteve, madje i ashpër në disa raste edhe nadaj meje. Por, deri sot nuk është penalizuar asnjëherë. Në mbështetje të Asdrenit dhe të gjithë gazetarëve të Kosovës sa herë që përballen me presione e linçime. Karshi pushteteve, gazetarët kanë gjithmonë të drejtë!

    Familja e Agushit kanë qenë gjithmonë kryengritës për lirinë e shqiptarëve dhe nga presidenti i Shqipërisë është dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës për kontributin e dhënë për kombin e atdheun. Vazhdoni të punoni me gjakun e Sejdo Bajramoviqit i cili ka një hero në varrezat e heronjve në Beograd dhe quhet Dragan Bajramoviq. Edhe ai e ka një shok dhe ka lënë një amanet Gjilan. Me ju është!”, ka shkruar Haziri.

    Të premten, Asdren Agushi ka thënë se pas punës 7 vjeçare si gazetar dhe korrespodent, është suspenduar nga puna. Ai ka thënë se arsyetimi që i është dhënë vetëm arysetim nuk është.

    Agushi ka thënë se është detyrë e gazetarit që të jetë kritik i pushtetit dhe shton se ka qenë kritik i secilit pushtet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark