×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Suspendimi i kryeinspektorit Topalli për rastin Dehari – reagon avokati i familjes

    Insajderi
    28 September 2022 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se sot ka pezulluar nga puna kryeinspektorin e Inspektoratit, Ylber Topalli. Me pretendimet se shkeljeve të rënda procedurale që ndërlidhen me rastin e ngjarjes së Astrit Deharit. Pas kësaj ka reaguar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, shkruan Insajderi.

    Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit dhe ia kishte sjell ministres së drejtësisë në atëkohë, Dhurata Hoxha.

    Avokati ka kërkuar nga prokuroria që ta hetojë Topallin dhe të tjerë që potencialisht kanë mundur të ndikojnë në rastin Dehari.

    Avokati i familjes së aktivistit të VV-së përmend se Topalli kishte hartuar dy raporte. Në njërin që vdekja e Deharit konstatohej si vetëvrasje, por që më pas e kishte mohuar se nënshkrimi ishte i tij.

    Reagimi i plotë i Gashit:

    Pezullohet nga puna Kryeinspektori

    Ylber Topalli

    Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është inicuar për pretendimet e shkeljeve të renda procedurale që janë te ndèrlidhura me rastin e vrasjes se Astrit Deharit ne Qendrën e Paraburgimit nè Prizren, më 5 nentor 2016.

    z. Topalli dyshohet se i ka marre kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenti para Policise dhe i ka sjell ne Ministrin e Drejtesis ne kohen kur ministre ishte Dhurata Hoxha

    Po ashtu i njejti si ka hartu dy raporte lidhur me rastin:

    Ne njerin raport qe ka hartu me 14 nentor 2016 e ka quajtur rastin e Astritit vetvrasje. Po te njejtin raport ai e mohon qe eshte i tij edhe pse e ka vendos nenshkrimin e tij ne kete raport.

    Me 21 nentor 2016 e harton raportin e dyte te inspektimit ku thote qe Astriti ka vdeke.

    Tani rastin e ka Prokuroria dhe duhet te hap hetim penal per secilin person te implikuar ne vrasjen e Astritit, ne ata qe i kan shtyte ne vrasje dhe per ata qe ne qfardo forme kan ndikuar ne fshehjen e vrasjes se aktivisitit te Levizjes VETËVENDOSJE!

    Astrit Dehari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark