Insajderi
Lajme

Suspendohet drejtori i AKI-së për rajonin e Mitrovicës, Rafet Ibishi  

Insajderi
15 March 2016 - 15:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për rajonin e Mitrovicës, Rafet Ibishi, është suspenduar të hënën nga detyra për shkak të keqpërdorimit të veturës zyrtare, kanë thënë burime të Insajderit.

Vendimin për suspendim e ka marrë të hënën drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.

Pos suspendimit, Ibishi është dërguar edhe në komisionin disiplinor.

“Suspendimi është bërë për shkak se z. Ibishi ka keqpërdorur veturën zyrtare gjatë fundjavës. Derisa të përfundojnë procedurat disiplinore, ai mbetet i suspenduar”, ka thënë burimi.

Në AKI nuk janë përgjigjur ende rreth këtij rasti. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark