×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Suspendohet nga puna puntori teknik, pasi tregoi për Insajderin se shkolla ishte e mbushur me minj

    Insajderi
    12 June 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është suspenduar për gjashtë muaj Ilmi Tahiri, punëtori teknik i shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë. Suspendimi i tij erdhi pasi ai dha një intervistë për Gazetën Insajderi duke treguar hallet e shkollës ku ai punonte.

    Mes tyre ai ka publikuar edhe disa pamje të minjëve në shkollë dhe është ankuar që nuk ka mjete higjienike.

    Në vendimin për suspendim thuhet që i njëjti ka dhënë dezinformata në media.

    Në një intervistë për Insajderin, Tahiri kishte deklaruar që nuk kanë mjete higjienike për pastrimin e shkollës.

    Këto ankesa Tahiri i ka drejtuar për menaxhmetin e shkollës por edhe ndaj drejtorisë së arsimit.

    Për Insajderin ai kishte thënë se është e dyta herë kur ai merr bluzën e tij të brendshme për të pastruar bankat e shkollës në fjalë. Këtë gjendje ai e ka përshkruar si të tmerrshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark