Insajderi
Lajme

Sveçla e vajton humbjen në Prishtinë: Askush nuk është fitues, humbësi më i madh është qytetari

Insajderi
10 November 2025 - 11:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sveçla e vajton humbjen në Prishtinë: Askush nuk është fitues, humbësi më i madh është qytetari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas humbjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke e cilësuar situatën si “humbje të qytetarit”.

Sveçla shprehet se, megjithëse VV-ja ka performuar më mirë se në zgjedhjet e kaluara lokale, pritshmëritë e larta nuk janë arritur.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale. Patjetër që pritshmëritë tona, me të drejtë ishin më të mëdha. Nëpër disa komuna na duhet punë më e madhe, e në disa më shumë qartësim të konceptit kundrejt votuesit. Është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj. Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do t’i kushtojë më së shumti qytetarit”, ka shkruar ministri.

“Ju faleminderit përzemërsisht për punën e palodhshme dhe besimin që na e keni dhënë. Vazhdojmë përpara dhe gjithmonë bashkë. Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dinë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë”, përfundoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark