Insajderi
Lajme

Sveçla: Komuna nuk i dorëzoi dosjet e plota, katër objektet e përmendura në mesazhet e publikuara janë legalizuar

Insajderi
14 August 2026 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sveçla: Komuna nuk i dorëzoi dosjet e plota, katër objektet e përmendura në mesazhet e publikuara janë legalizuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtuesi i Grupit të Asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka ngritur shqetësime lidhur me aferën e pretenduar të legalizimeve në kryeqytet.

Në një konferencë për media, Sveçla tha se më 3 gusht kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës dosjet e plota të legalizimit për katër raste që përmenden në mesazhet e publikuara të shefit të Kabinetit të Përparim Ramës, Florent Maliqi.

Sipas tij, Komuna nuk ua ka dorëzuar dosjet e plota, por vetëm katër certifikata legalizimi.

“Komuna nuk na i dha dosjet. Na dorëzoi vetëm katër certifikata legalizimi, pa dokumentacionin përcjellës. Për këtë tashmë kemi bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi”, tha Sveçla.

Ai ngriti pikëpyetje se përse Komuna nuk po i bën publike dosjet nëse, sipas tij, procesi i legalizimeve ka qenë i rregullt.

“Kërkuam dosjet. Na dhanë certifikatat. Nëse gjithçka është në rregull, pse nuk po i dorëzojnë dosjet?”, u shpreh ai.

Sveçla tha se kanë verifikuar se të katër objektet e përmendura në mesazhet e publikuara janë legalizuar. Sipas tij, të katër rastet janë trajtuar nga e njëjta zyrtare, ndonëse në sektorin përkatës ka mbi 20 zyrtarë të tjerë që mund të kryejnë të njëjtën punë.

Ai kërkoi që Prokuroria të mos kufizohet vetëm në hetimin e mesazheve të publikuara, por të zgjerojë hetimet edhe në procesin e legalizimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark