×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla: Ndajmë shqetësimin e përbashkët me Parlamentin Europian lidhur me bandat kriminale në veri të vendit

    Insajderi
    10 May 2023 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka falënderuar Parlamentin Europian për miratimin e Raportit për Kosovën, derisa ka thënë se ndajnë shqetësimet e njëjta në lidhje me grupet kriminale që veprojnë në veri të vendit.

    Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se vlerësimet pozitive dhe sugjerimet konstruktive të ofruara në raport, do të shërbejnë si një udhëzues i vlefshëm për rritjen e mëtejme të demokracisë, sundimit të ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe niveleve të larta të korrupsionit si dhe krijimin e një administrate të bazuar në meritokraci.

    “Ndajmë shqetësimet e përbashkëta lidhur me situatën sfiduese në pjesën veriore të Kosovës, ku raporti rithekson se bandat kriminale në krye me Milan Radoiqiç dhe Zvonko Veselinovic, në lidhje të ngushta me Partinë Progresive të Serbisë, paraqesin kërcënim serioz për qytetarët. Ky fakt theksohet edhe në raportin e Serbisë, specifikisht për lidhjet e tyre me grupet kriminale që veprojnë në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në rrjetin e tij në Facebook.

    Tutje ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë vartëse të saj do të luftojnë kundër elementeve kriminale dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

     “Do të zbatohen masa për adresimin e shpejtë dhe efektiv të kësaj çështje, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

    Ndërsa për luftimin e korrupsionit ka thënë se mbetet një çështje urgjente për ta luftuar.

     “Ashtu siç thekson edhe raporti, shpresojmë që edhe sistemi i drejtësisë të ndërmarrë veprimet e nevojshme në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre që garantojnë rritje të efikasitetit dhe realizim të vullnetit tonë të përbashkët”, ka shkruar mes tjerash Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark