×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla publikon pamje të sulmit me granatë dore ndaj objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut

    Insajderi
    27 June 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje pas momentit të sulmit me granatë dore të objektit komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut natën e së hënës.

    Sveçla, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se Serbia mban përgjegjësi për sjellje armiqësore, teksa ka kërkuar që të ndalen sulmet, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.

    Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë janë shkaktuar dëme materiale në dy vetura zyrtare, por që nuk ka pasur lëndime.

    “Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç ‘rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, u tha në njoftimin e PK-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark