Insajderi
Lajme

Sveçla: Refugjatët nuk po arrijnë të integrohen për dy vite, po ua zgjasim afatin e strehimit elementar

Insajderi
20 April 2026 - 09:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sveçla: Refugjatët nuk po arrijnë të integrohen për dy vite, po ua zgjasim afatin e strehimit elementar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektrregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve, e cila parasheh zgjatjen e afatit të strehimit elementar për kategoritë e mbrojtura ndërkombëtarisht..

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ndryshimi është bërë për shkak të vështirësive të integrimit të këtyre personave edhe pas përfundimit të afatit aktual dyvjeçar.

“Ky plotësim-ndryshim rregulloreje ka për qëllim mundësimin e zgjatjes së afatit të strehimit elementar për personat me status refugjati, personat me status të mbrojtjes plotësuese, si dhe personat me mbrojtje të përkohshme përtej periudhës dy-vjeçare. Sipas rregullores në fuqi, këtyre kategorive u sigurohet strehim elementar deri në dy vite. Megjithatë, praktika ka dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i këtyre personave, edhe pas përfundimit të këtij afati, nuk kanë arritur të integrohen plotësisht, çka ka krijuar nevojën e ndryshimit të kësaj dispozite dhe zgjatjen e afatit të strehimit”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark