Sveçla shfaqet nga Leposaviqi: Këtu është Republikë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla shfaqet nga Leposaviqi: Këtu është Republikë e Kosovës

    Insajderi
    27 May 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi,  ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje dhe se janë pajtuar që të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim.

    Sveçla ka thënë se është i bindur që të gjitha këto vështirësi do t’i tejkalojnë.

    “Erdha, e vizitova kryetarin e Komunës, i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë, u pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet, qoftë vendore apo qoftë qendrore, të punojnë për të mirën e qytetarëve, me iu shërby qytetarëve përkundër vështirësive. Ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do t’i tejkalojmë. Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës”, ka thënë Sveçla para mediave nga Leposaviqi.

    I pyetur për deklaratat e QUINT-it dhe SHBA-së, Sveçla ka thënë se për këto do të përgjigjet nga Prishtina.

    Edhe kryetari Hetemi është larguar nga objekti komunal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark