Syla: Bashkësia ndërkombëtare dështoi në veri, krejt po qeshin me ta - Insajderi
×
Insajderi

Syla: Bashkësia ndërkombëtare dështoi në veri, krejt po qeshin me ta

Insajderi
24 April 2023 - 21:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se bashkësia ndërkombëtare është ajo që ka fajin për ato kanë ndodhur në veri vitet e fundit dhe daljen shumë të vogël në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Syla thotë se bashkësia ndërkombëtare po përqeshet për atë se si menaxhoi situatën.

“Bashkësia ndërkombëtare dështoi në veri, krejt po qeshin me ta. Me pas qenë unë sot në BE më kish ardh turp”, tha ai.

“Cka bënë këta, në veri është katrahurë. Nuk paguajnë as rrymë dhe nuk bëjnë asgjë. Tash nuk na lënë të largojmë targat, e as t’i dënojmë. Nuk e lanë qeverinë e Kosovës që t’i dënojë ata, e pamë atë rastin kur na ndaluan. Kjo është vec hajgare nga ta, kanë dështuar. Ne i dëgjuam dhe ja ku jemi, 2%. Radojciq a e patë çfarë bëri. Kërcënoi. Nuk na kërcënoi neve por krejt botën”, shtoi ai. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark