Insajderi
Lajme

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë

Insajderi
20 October 2025 - 20:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas zhurmës së koalicionit VV-Xhafer Tahiri në Vushtrri, ku LDK-ja ngarendi menjëherë të thotë se nuk pati leje nga qendra për këtë marrëveshje, gazetari Valon Syla tha se kjo parti po zhgënjen.

Syla tha se po vërehet një lloj flirti mes VV-së e LDK-së, ndërsa qendra e partisë së Lumir Abdixhikut po reagon në mënyrë letargjike, sikur për rastin e sotëm në Vushtrri.

“Ky rugovizmi po na del diçka marakli i marksistave. Ndërsa Fryma Abdixhikiane, pafuqishëm reagon kundër nga qendra mas një loje playstation”, shkroi Syla në Facebook.

Gjithashtu, ai ngacmoi paksa LDK-në, duke thënë se ndoshta është mirë që të kalojnë krejtësisht në Vetëvendosje.

“A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë. Tash analistat e shumtë të LDK’së dalin me një teori që PDK i ka fajet pse LDK doli andej”, tha Syla më tej.

LDK-ja tha se nuk i kishte dhënë leje Xhafer Tahirit ta bëjë marrëveshjen e sotme, të cilin madje e nënshkroi në prani të Albin Kurtit në qendër të Vushtrrisë

Statusi i plotë:

Ky rugovizmi po na del diçka marakli i marksistave. Ndërsa Fryma Abdixhikiane, pafuqishëm reagon kundër nga qendra mas një loje playstation.
Dëshprim.
Apo dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë.
Tash analistat e shumtë të LDK’së dalin me një teori që PDK i ka fajet pse LDK doli andej.
Mpuq si Përpa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark