×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Syla: Ilir Mirena kurrë nuk u fry për patriotizmin e tij në luftë, mburrem me të

    Insajderi
    30 December 2022 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Valon Syla ia uroi sot ‘ditën botërore të veteranëve të luftës’, kolegut të tij analist, Ilir Mirenës.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Syla tregoi se si e njohu Mirenën në vitin 1999, duke treguar një pjesë të personalitetit të tij.

    “E njoh nga viti 1999, si i pari njeri që më tregoi se ishte ushtar, që kishte ardhë nga Gjermania ‘i paisur mirë’ madje edhe me jelek antiplumb e çizme ushtarake, se është një merakli i paisjeve. Përpos kësaj ishte një ushtar i UÇK’së që me vete kishte marrë edhe ‘walkmen’ dëgjojse në të cilat i dëgjonte tingujt Rock, gjë e rrallë atëherë për referencat kulturore të një ushtari çlirimtar. Mos të flas tash sa mirë e njihte edhe letërsinë. Ai nuk ishte, as oficer, as komandant, por një ushtar tipik i lirisë i cili me modesti tregon rrallë e hiq pothuajse tregime lufte”, shkroi Syla.

    Tutje, Syla tha se Mirena asnjëherë nuk u krekos për atë çfarë bëri në kohën më të vështirë të Kosovës, si pjestar i UÇK-së.

    “Për gjithë e këto vite, kurrë nuk u krekos, nuk u fry për patriotizmin e tij. Poashtu, kurrë as nuk i tha dikujt pse nuk luftove ti, si disa ushtarë të tjerë atëkohë. Përkundrazi, fjalët për luftë i flet vetëm në intimitet me shoqëri të ngushtë ose kur e pyet djkush i afërt. Por edhe atëherë si me zor duhet me ja nxjerrë fjalët sikur me dana”, ka shkruar Syla.

    Syla falënderoi Mirenën për atë që bëri në luftë.

    “Faleminderit për atë që bëre në luftë. Unë mburrem me ty, dosti jem i miri. Urime dita e veteranit, ty dhe gjithë atyre veteranëve në botë që luftojnë për çlirimin dhe mbrojtjen e vendit. Urime të veçanta edhe për bashkëluftarët e tu, të cilët arritën ta shohin lirinë me ty, dhe lavdi për shokët e tu që luftuan por nuk e arritën këtë ditë”, përfundoi Syla postimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark