×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla: Turp, shumica e politikanëve e paskan lëshu Kosovën për përvjetor të pavarësisë

    Insajderi
    18 February 2024 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla ka thënë se shumica e politikanëve në Qeverinë e Kosovës dhe nga opozita kanë qenë jashtë shtetit në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

    Syla, përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka cilësuar këtë si “akt turpi”.

    “Shumica e politikanëve në Qeveri, e besa edhe ne opozite e paskan leshu Kosoven per festën e 16 vjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar ai.

    “Rralle dikush qè paska mbet me festu brenda. Po me duket se shpejt ja ka nisë me ju bo bajat Kosova… plus ksaj ende jemi në masa sankcionuse prej Amerikanëve dhe Evropianëve”.

    “Kjo eshte turp, per politikën dhe puntorët e shtetit. Se studentët e qytetarët le të dalin se sherri i kësaj politike kanë qenë të izoluar qe shumë vjet”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark