Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë se nuk ka asnjë informacion nëse Shteti i Kosovës ka lejuar hetim ndërkombëtar lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.
“Jo nuk kam asi informacionesh”, ka thënë Hoxha të shtunën, për Gazetën Express.
Analisti Halil Matoshi, përmes një njoftimi në FB, ka thënë se Shteti i Kosovës ka lejuar një shtet evropian të bëjë hetimet e pavarura lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. As Avokati Tomë Gashi nuk ka konfirmuar diçka të tillë.
Sidoqoftë, kryeprokurori që është marrë me hetimin e rastit të Astrit Deharit ka treguar se nuk ka asgjë të re lidhure me këtë rast, përpos çfarë ka thënë në konferencë për media, ditën kur ka marrë raportin e autopsisë.
Raporti i Autopsisë ka konstatuar se Astrit Dehari kishte vdekur nga mungesa e frymëmarrjes së vetshkaktuar. /Insajderi.com