Insajderi
Insporti

Sylvinho publikon të premten Listën e Kombëtares për dy ndeshjet vendimtare ndaj Andorrës dhe Anglisë

Insajderi
05 November 2025 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sylvinho publikon të premten Listën e Kombëtares për dy ndeshjet vendimtare ndaj Andorrës dhe Anglisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Trajneri Sylvinho do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor. Pas publikimit, ai do të dalë në konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë.

Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark