×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Szunyog bën thirrje për angazhim në përmirësimin e raporteve mes Kosovës dhe BE-së

    Insajderi
    09 May 2024 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë thirrje për një përpjekje më të madhe dhe angazhim për t’i përmirësuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Duke folur gjatë një aktiviteti për festimin e Ditës së Evropës në Prishtinë, Szunyog u shpreh i lumtur që mund ta përfaqësonte BE-në në një festë kaq të rëndësishme.

    Para mediave, Szunyog u shpreh se është kohë për të festuar, por gjithashtu është e rëndësishme që pas festës të vijë momenti për të vazhduar punën për të përmirësuar më shumë marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së.

    “Jam shumë i lumtur që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës, e gjithashtu jam i lumtur që e përfaqësojë BE-në dhe për të gjithë ambasadorët që gjenden këtu edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Gjithashtu më pëlqen shumë që të shoh të gjitha këto stade të bukura edhe për zyrën e BE-së dhe EULEX-in, të gjitha që ndodhin brenda një vendi. Mendoj se sot është dita të festojmë edhe pas kësaj dite të relaksohem dhe që nga nesër të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë të gjitha raportet mes Kosovës dhe BE-së”, ka deklaruar Szunyog.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark