Nesër në Kosovë, iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” do të ndërmarrë aksion për pastrim në 30 komuna.
Hapja zyrtare e këtij aksioni do të bëhet në komunën e Prishtinës, duke filluar prej orës 10:00, tek shtëpia e shëndetit në lagjen Kalabria.
Përmes një komunikate për media, Ta Pastrojmë Kosovën ka njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë aksion.
Ata kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj iniciative./Insajderi.com