Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po hyn në garën e 28 dhjetorit me një listë të pasur me profesionistë. Në mesin e tyre është edhe Bernard Tahirbegollit. Me numrin 53, Tahirbegolli synon të jetë zëri i komunitetit mjekësor dhe sportiv në Kuvendin e Kosovës.
Si një specialist i dëshmuar, kandidatura e tij shihet si një vlerë e shtuar për programin e PDK-së, i cili synon reforma të thella në sistemin shëndetësor dhe mbështetje masive për të rinjtë.
Pos tjerash, ai e ka parë të rëndësishme zgjerimin e listës esenciale të barnave dhe terapitë për sëmundje të renda, siç janë kanceret e tumoret.
“Zgjerimi i listës esenciale të barnave, përfshirë edhe terapitë për sëmundjet e rënda si kanceri, është domosdoshmëri për një shëndetësi të drejtë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
“Reformat kërkojnë edhe investim në njerëz: trajnim të stafit, përshtatje me teknologjinë dhe zbatim të planifikuar të ndryshimeve. Vetëm kështu shëndetësia funksionon realisht për qytetarin”, ka thënë ai.