Tahiri: Aferat korruptive dhe mbyllja e mediave, përpjekje të Kurtit për mbulimin e gjërave që po përmbysin Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri: Aferat korruptive dhe mbyllja e mediave, përpjekje të Kurtit për mbulimin e gjërave që po përmbysin Kosovën

    Insajderi
    31 July 2023 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se aferat korruptive të Qeverisë Kurti dhe masat autokratike për mbylljen e mediave janë përpjekje për mbulim të dështimeve në qeverisje.

    Tahiri këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, në ditën kur është paralajmëruar protestë nga gazetarët për kundërshtimin e heqjes së licencës së Klan Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Aferat korruptive ne rritje ‘zdravo, vaji, energjia., masat autokratike per mbylljen e mediave  si perpjekje deshperuese e Kurtit qe te mbuloj gjerat qe po e permbysin Kosoven tone”, ka thënë ajo.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark