Insajderi
Lajme

Tahiri: Albin Kurti të ndjehet krenar që po jeton në epokën e Hashim Thaçit

Insajderi
11 March 2026 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Albin Kurti të ndjehet krenar që po jeton në epokën e Hashim Thaçit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, me rolin dhe veprimet e lidershipin e tij.

“Ka qenë lider që e ka transformuar situatën që e kemi sot të shqiptarëve në Ballkan, përkatësisht kosovarëve. Edhe liria, edhe shteti edhe të gjitha këto. Pra, Albini duhet me u pajtu me të gjitha këto, me këtë realitet që nuk mundet me u krahasu me Hashim Thaçin, as në liri, as në rezultate e as në aspekte tjera”, tha Tahiri në Klan Kosova.

Ai theksoi se Hashim Thaçi e ka mposhtur Albin Kurtin, në të gjitha zgjedhjet kur kishte garuar.

Tahiri tha se Kurti nuk mund të bëhet Hashim Thaçi i 2-të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark