PDK, LDK, dhe Aleanca janë mbledhur me grupet e tyre parlamentare në objektin e Kuvendit, duke kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet sonte.
Ata kanë kërkuar që seanca të nisë nga ora 22:30
Deputeti i AAK-së, Bensik Tahiri, tha se dyert e sallës së Kuvendit, ku sonte ishte paraparë të mbahej seanca konstituive, rezultojnë të jenë të mbyllura.
Sipas Tahirit, administrata e Kuvendit është njoftuar me kohë për mbajtjen e seancës, megjithatë salla nuk është hapur.
“Dyert e sallës së Kuvendit, ku sonte do të mbahej seanca konstituive, janë të mbyllura. Administratën e kemi njoftuar me kohë, por siç shihet, salla është e mbyllur. Afati përfundon sonte”, tha Tahiri./insajderi.org/