Insajderi
Zgjedhjet 2026

Tahiri i AAK-së: Kompanitë vendore po krijojnë vende pune cilësore dhe po mbajnë të rinjtë në vend

Insajderi
23 December 2025 - 16:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri i AAK-së: Kompanitë vendore po krijojnë vende pune cilësore dhe po mbajnë të rinjtë në vend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vlerësuar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, me theks të veçantë kompanitë që ofrojnë shërbime për tregjet ndërkombëtare.

Tahiri ka thënë se Prishtina dhe Kosova janë shndërruar në qendër të kompanive lidere në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur si shembull kompaninë “Evro Target”.

“Prishtina dhe Kosova janë bërë qendër e kompanive që ofrojnë shërbime për tregjet ndërkombëtare dhe që sot janë lidere në Ballkanin Perëndimor. Si shtet, kemi kapacitet dhe kompetencë për të konkurruar globalisht”, ka shkruar ai.

Sipas tij, suksesi i sektorit të Teknologjisë së Informacionit dëshmon potencialin ekonomik të vendit, pasi ky sektor gjeneron qindra milionë euro në eksporte dhe ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e bilancit tregtar.

Tahiri ka shtuar se këto kompani po krijojnë vende pune cilësore, po ndihmojnë në mbajtjen e të rinjve në vend dhe po kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie më konkurruese.

“Roli i shtetit është i qartë: mbështetje konkrete, politika të zgjuara dhe pa barriera të panevojshme për zhvillimin e sektorit privat”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark