Insajderi
Lajme

Tahiri kërkon veprim urgjent: Ura e Vranidollit është kthyer në torturë të përditshme për qytetarët e Llapit

Insajderi
22 April 2026 - 13:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri kërkon veprim urgjent: Ura e Vranidollit është kthyer në torturë të përditshme për qytetarët e Llapit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shkruar për Urën e Vranidollit. Sipas tij, kjo urë është shndërruar në një “torturë të përditshme”, ku qytetarët përballen me rrezik të vazhdueshëm, pritje të gjata dhe stres të madh gjatë lëvizjes së tyre.

“Rrezik, pritje të gjata dhe stres pa fund kjo është ‘normalja’ që po u imponohet çdo ditë qytetarëve të Llapit,” ka deklaruar Tahiri.

Ai ka bërë thirrje për reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se situata kërkon veprim urgjent dhe jo justifikime.

Tahiri ka kërkuar që të merren masa konkrete për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në këtë segment rrugor të rëndësishëm.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark