Insajderi
Lajme

Tahiri: Krejt dhe Drejt është dështimi më i madh në historinë e Kosovës

Insajderi
30 June 2024 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Krejt dhe Drejt është dështimi më i madh në historinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar pushtetin, për moszbatimin e programit legjislativ.

Sipas Tahirit platforma “Krejt dhe Drejt” është dështimi më i madh në historinë e Kosovës.

“Asnjë ligj i cili lidhet me programin nuk është përfunduar dhe për më tepër i kanë shkelur të gjitha afatet e veta”, tha Tahiri.

Më tutje ai tha se vetëm 11.11 për qind e programit është realizuar për vitin 2024.

“Në planin legjislativ për vitin 2024, në periudhën kohore janar – qershor, janë paraparë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara kemi vetëm gjashtë”, tha shefi i deputetëve të AAK-së.

Ndër të tjera, ai gjatë kësaj konference shpjegoi se ende proceduralisht nuk kanë nisur 44 ligje, që siç tha Tahiri janë mbi 81.48 për qind e programit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark