Insajderi
Lajme

Tahiri: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet

Insajderi
08 September 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka përcjellë një mesazh për qytetarët e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e besimit në potencialin e vendit dhe vullnetit qytetar për të sjellë ndryshime.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pengesat nuk janë të përhershme kur qytetarët besojnë në forcën dhe mundësitë që ka Kosova.

Sipas tij, ajo që sot mund të duket e pamundur për t’u tejkaluar, nesër mund të mbetet vetëm pjesë e së kaluarës.

“Kur Kosova beson në veten e saj, asnjë pengesë nuk është e përhershme. Ajo që duket e pathyeshme sot, nesër mund të jetë vetëm një kapitull i së kaluarës. Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet”, ka shkruar Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark