Tahiri: Kurti dhe Osmani fajtorë për degradim të raporteve me Amerikën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: Kurti dhe Osmani fajtorë për degradim të raporteve me Amerikën

    Insajderi
    29 January 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për raportet e Kosovës me Amerikën dhe letrën e ambasadorit Ilir Dugolli.

    Tahiri është fokusuar te pjesa e letrës ku thuhet “trajtim nga shteti nikoqir është larg më brutal se mund të perceptohet”.

    Ai ka thënë se ky është degradim i raporteve me Amerikën.

    Postimi i plotë:

    “Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”. Kjo është fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës tonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodhë e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me SHBA-të, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark